“Humbja në peshë më shkatërroi jetën seksuale”

16/02/2015 00:00

Kristine Miles vendosi që para ditës së martesës të binte nga pesha në mënyrë që të ndihej më mirë me trupin e saj. Ajo ia arriti qëllimit dhe nga 120 kg që ishte, në dasmë ajo peshonte 70 kg. Por, tashmë 23-vjeçarja angleze thotë se rënia në peshë i ka “shkatërruar” jetën seksuale.

Humbja e shumë kilogramëve ka bërë që lëkura e saj të varet jashtëzakonisht shumë duke i dhënë pamjen e një gruaje të moshuar. Ajo jo vetëm që nuk ndihet seksi, por nuk lejon bashkëshortin që ta shohë nudo.

Për këtë arsye, ajo po mendon të shtojë sërish në peshë për të shpëtuar martesën nga e cila ka 3 fëmijë.

“Nuk mund të qëndroj më kështu. Më duket vetja si në burg. Doja vetëm të dukesha mirë në ditën e martesës, por dieta që mbajta shkatërroi gjithçka. Të gjithë më thonin sa mirë që dukesha elegante, por nuk e dinin se çfarë fshihja poshtë fustanit të bardhë”, kujton Kristine.

Ajo flet edhe për vitin e parë të martesës: “Ka qenë një vit i tmerrshëm. Dua të ndihem sërish normale. Ka ditë që më vjen ta pres vetë lëkurën.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel