Si të bësh për vete një femër

16/02/2015 00:00

Meshkuj, nëse doni t’i bëni përshtypje një femre, mos flisni absolutisht për punën në takim!

Një studim i Universitetit të Stanfordit në SHBA studioi rreth 1000 takime të shpejta (speed dating) dhe doli gjithashtu në përfundimin se për t’i pëlqyer një femre duhet ta lini që të flasë ajo dhe ta ndërprisni herë pas here.

Dan Jurafsky, udhëheqësi i studimit, tha: “Pamë që femrat u tërhoqën më shumë nga ata meshkuj që i linin të flisnin, por në të njëjtën kohë dhe i ndërprisnin fjalën. E kam fjalën për ndërprerje që të bëjnë të kuptosh që mashkulli po dëgjon me vëmendje. Për shembull, kur ai thonte: “Kështu më ka ndodhur edhe mua dikur.” Pra, një takim i suksesshëm është kur femra është e angazhuar në të folur dhe mashkulli i vëmendshëm në të dëgjuar.”

Gjithashtu, Jurafsky tha se sa më shumë të flitej për punën, aq më keq shkonte takimi: “Ne mendojmë se kur nuk ke gjë për të thënë në nivel personal, nis e flet për punën. Kjo është gjë e keqe.”

Nga ana tjetër, meshkujt nuk kishin naze, por i pëlqenin të gjitha femrat me të cilat kishin folur në takimet e shpejta.

Top Channel