“Shtëpi e re” për emisionet e Top Channel

16/02/2015 00:00

Programet e Top Channel, që shoqërojnë publikun në përditshmërinë e tyre nëpërmjet ekranit, tashmë vijnë nga studiot e reja.

Nga kjo e hënë, “Fiks Fare” ka nisur transmetimin nga shtëpia e re dhe prej andej do të vazhdojë, ashtu sikurse gjithë këto vite, të denoncojë problemet nëpërmjet invesitigimeve të gazetarëve të terrenit kudo ku ka të tilla, por edhe të zbavisë publikun me humorin, kërcimet e velinave, rubrikën e monitorimeve dhe sigurisht prezantuesit.

Ndryshimin më të madh në imazh, thuajse tërësisht, e ka sjellë “Pasdite në Top Channel”. Emisioni që përcjell historitë e atyre që ia kanë dalë mbanë, apo atyre që nuk rreshtin së përpjekuri ka patur risinë më të madhe: prezantuesen Jonida Shehu; por edhe skenografinë.

Formati i tij do të mbetet i njëjtë, duke sjellë çdo pasdite ngjarje të reja dhe argëtim, për të zgjuar mendime, por edhe për të dhënë buzëqeshje të mbushura me shpresë.

Top Channel