Shkatërrimi i vendbanimit ilir në Koman, deputetët kundër projektit për linjën e tensionit të lartë

16/02/2015 00:00

Pas apelit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore edhe
deputetët e Komisionit të Medias dhe Arsimit kanë kërkuar rishikimin e
vendimit që parashikon kalimin e linjës së tensionit të lartë në
vendbanimin e periudhës iliro-arbërore në zonen e Komanit.

Deputeteët kanë kërkuar që Ministria e Kulturës, e cila ka aprovuar projektin e energjetikes, te jape sqarime mbi kete vendim i cili demton rende nje pjese thelbesore te trashegimise kulturore te shqiptareve.

“Shpallja e zonës A dhe zonës B, mesa duket është bërë pasi ështrë marrë informacioni që në zonën B të ardhshme do të kishte linja të tensionit të lartë. Çështja është si do jetë zgjidhja, sa në favor të kulturës së Komanit dhe sa në dobinë ekonomike të OST-së në përputhje me mundësitë teknike dhe me penalitetet e mundshme. Këtu flitet për shifra të larta, nëqoftëse anulohet projekti, por jo nëse spostohet teknikisht projekti”, thotë kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo.

“Interesi ekonomik është shumë i madh, por një interes ekononomik mund të rikuperohet, ndërsa humbja që mund të vijë nga dëmtimi i një pasurie të tillë kulturore është me përmasa të jashtëzakonshme. Unë do të propozoja që në bisedat mes institucioneve  ne të ishim pjesë”, thotë deputeti i PS-së, Fatmir Toçi.

Vendimi per te lejuar ndertimin e kater shtyllave te tensionit te larte do te shkaktonte deme serioze mbi kete zone arkeologjike.

Top Channel