Energjia, problem mungesa e matësave

16/02/2015 00:00

Kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti thotë se pavarësisht uljes së humbjeve në
rrjetin e energjisë në 37 % dhe rritjes së arkëtimeve, problemi më i
madh me të cilin përballet sistemi është mungesa e pajisjes së
konsumatorëve me matësa.

‘Jemi duke dialoguar me kompaninë për të filluar për marrjen e shumë masave që lidhën me pajisjen e konsumatorëve pa matësa. Eshtë një plagë e keqe dhe e dëmshme për sektorin sepse nuk ke kontroll lidhur me konsumin e energjisë’, thotë kreu i ERE-s.

Ahmeti thotë se ERE do të mbështesë çdo projekt që modernizon rrjetin, si ai për pajisjen e konsumatorëve me matësa inteligjentë.

Por, për opozitën kjo nuk do të sjellë zgjidhjen e problemit pa zhdukur më parë informalitetin përmes plotësimit të çdo konsumatori me matës apo rasteve të matësave të dëmtuar, për të cilët konsumatorët faturohen aforfe.   

‘NUk eshtë celësi i artë, matësat inteligjentë që do të na zgjidhin gjithcka. Problemi është mbushja e gropës që nuk po mbushet prej 24 vjetësh. Të pajisim të gjithë konsumatorët shqiptarë me matësat sipas standardeve që janë”, thotë deputeti i PD-së, Kozma Dashi.  

Sipas Kompanisë së Shpërndarjes, numri i konsumatorëve që faturohen aforfe janë 50 mijë nga 1.2 milionë konsumatorë në total të energjisë.

Top Channel