Bradley Cooper favorit për Oscar

16/02/2015 00:00

Këtë vit shkon në ceremoninë e çmimeve “Oscar” i shndërruar në një snajper amerikan vdekjeprurës.

Bradley Cooper është aktori protagonist në filmin “American Sniper” me regji të Clint Eastëood, ku portretizon Chris Kyle, një snajperist i ushtrisë amerikane i konsideruar si më vdekjeprurësi, të cilit zyrtarisht i njihen 160 vrasje, ndërsa jozyrtarisht flitet për 250 vrasje në misionet e tij në Irak.

Filmi ringjalli një debat në publikun amerikan për luftën dhe disa kritikë shkojnë përtej kur thonë se ai ndryshoi këndvështrimin e amerikanëve për luftën.

Cooper, 40 vjeç, katër herë i kandiduar për çmimet “Oscar” shihet si pretendent këtë vit me rolin e tij si Chris Kyle, kjo të paktën sipas një sondazhi paraprak.

Në të njëjtin sondazh Reese Witherspoon shihet si favorite për çmimin për kategorinë e aktores protagoniste femër, ndërkohë që për meshkujt, pas Bradley Cooper favorizohet Michael Keaton me rolin e tij në filmin “Birdman”.

Top Channel