Italia, një vend ‘që po vdes’

16/02/2015 00:00

Autoritetet italiane lëshojnë alarmin duke thënë se vendi po shkon ‘drejt vdekjes’. Të dhënat e institutit vendas të statistikave treguan për 2014 shifra rekord të rënies së lindjeve.

Sipas këtyre të dhënave për 1 mijë banorë u regjistruan 8.4 lindje, shifra më e ulët që nga viti 1861.

Ulje pësoi edhe jetëgjatësia, e cila u ndal për meshkujt në 80.2 vjeç dhe për femrat në 84.9 vjeç.

“Jemi shumë pranë kufirit ku lindjet nuk zëvendësojnë dot vdekjet. Kjo do të thotë që jemi një vend në plakje. Kjo situatë ka një ndikim të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, në ekonomi, shoqëri, shëndetësi, pensione, ndaj na duhet një reformë kulturore e ekonomike për të ndryshuar në vitet e ardhshme”, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin.

Top Channel