Pjatat që na “prishën dietën” në “MasterChef”

16/02/2015 00:00

Ngjyra, estetikë, asortimente të reja, aromë dhe shije tunduese, që arrinte të shponte edhe ekranin për të mbërritur deri te fantazia e shikuesit.

Ky ishte “MasterChef”, programi më i pëlqyer përcjellë nga Top Channel. Një format që për të dytin vit radhazi, përtej garës, transmetoi të bukurën e kuzhinës. Një program, i cili me pjatat dhe performancat e konkurrentëve po formon një mendësi të re për gastronominë te shqiptarët.

Por cilat ishin pjatat më mbresëlënëse të programit, që sapo uli siparin? Dhe meqë jemi te mbyllja, e cila kurorëzoi si fitues të sajin Bleri Dervishin, djaloshi ia doli të qëllojë në shenjë qysh prej fillimit, me suflenë që iu serviri shefave.

Ndiqni videon për t’iu rikthyer shijeve më tunduese në “MasterChef Albania 2”.

Top Channel