Librazhd, 3 vatra zjarri në Malin e Zgarës

16/02/2015 00:00

Tre vatra zjarri që dyshohet se është i qëllimshëm kanë rënë në Malin e Zgarës, ndërsa efektivat e zjarrëfikëses po përpiqen të lokalizojnë flakët me mjete primitive.

Shefi i këtij reparti në qytetin e Librazhdit, Ladi Duro nga vendi i ngjarjes pohon se aktualisht janë tre vatra zjarri të përhapura të cilat kanë djegur thuajse 20 hektarë pyll me dushk, ndërsa është e pamundur ndërhyrja me mjet në këtë terren të vështirë, ndaj janë detyruar që 8-9 efektiva bashkë me punonjës të pyjores të vënë nën kontroll flakët me mjete primitive si lopata e kazma.

Por sipas tij për të bërë të mundur lokalizimin e më pas shuarjen e flakëve të cilat përhapen edhe për shkak të favorizimit të erës, kërkohet ndihmë pasi është e pamundur që efektivat që ndodhen në vendin e ngjarjes të shuajnë flakët.

Sakaq, mësohet se në të njetën kohë një tjetër zjarr ka rënë në pyllin e fshatit Zgosht, ku edhe këtu është e pamundur ndëryrja e mjetit të zjarrëfikëses si pasojë e terrenit të vështirë. Vetëm pak ditë më parë flakët e zjarrit në Malin e Zgarës dogjën dhjetra hektarë pyll, ndërsa efektiva të zjarrëfikëses dyshojnë se zjarret janë të qëllimta dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në rast se nuk ndërhyhet në kohë në Malin e Zgarës vatrat e zjarrit do të përhapen dhe do të jetë e pamundur që brenda një harku kohor prej 24 orësh flakët të shuhen.

Top Channel