Ismail Kadare në Shqip, pas çmimit të Jeruzalemit

16/02/2015 00:00

Shkrimtari Ismail Kadare është  fitues i Çmimit të Jeruzalemit në Letërsi për vitin 2015. Një ngjarje e tillë shënon një gur  kilometrik në rrugën e letërsisë shqipe dhe kamera e Top Channel e sjell këtë moment ekskluziv sonte në emisionin Shqip.

Çmimi i Jeruzalemit, që në qarqet letrare botërore, konsiderohet si pararëndës i Nobelit për Letërsi, iu dha shkrimtarit shqiptar që më shumë se gjysmën e veprës së tij e ka shkruar në robëri.

“Unë isha shkrimtar, pra një murg i letërsisë ndaj ishte e natyrshme të kisha një lidhje të natyrshme me lirinë. Problemi ishte thjesht i natyrës së rrokshme, bazike. Po merrja një cmim të madh për lirinë në letërsi, në kohën që gjysma e veprës time nuk është e shkruajtur në liri, por në robëri”, tha në ceremoninë e marrjes së çmimit Ismail Kadare.

Sonte Kadare nuk do të rrëfehet  vetëm për letërsinë, për çmimin dhe për librat e tij shumëgjuhësh. Sonte Kadare do të tregojë si autoritet intelektual për eksodin e  shqiptarëve çerek shekulli më parë, për eksodin e shqiptarëve të Kosovës tani  në vitin 2015, për debatin e vjetër dhe të ri të hapjes së dosjeve në Shqipëri, për përplasjet globale dhe identitetin e Ballkanit në këto zhvillime dhe për fuqinë e ndriçimit të brendshëm të një populli që po përpiqet të kapërcejë tranzicionin.

Top Channel