Përmbytjet, Panariti shpërndan 200 dele

16/02/2015 00:00

Vazhdon kompenesimi nga qeveria i bagëtive të humbura në familjet e dëmtuara nga përmbytja.

Mesditën e së hënës, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i dhuroi 200 dele dy vëllezërve në Levan të Fierit.

Panariti deklaroi se qeveria shqiptare do të zëvendësojë të gjitha bagëtitë e dëmtuara nga përmbytja.

Kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytja nisi javën e kaluar, me kryeministrin Rama që fillimisht ndaloi në Fier, ku shpërndau 430 dele në fermën e familjes Resulaj.

Një ditë më vonë Rama ishte në fshatin Hoxharë, ku dy blegtorë morën 80 bagëti në vend të atyre që kishin humbur nga vërshimi i ujërave.

“Fermerët të jenë të sigurtë se çdo bagëti e humbur do të zëvendësohet”, u tha Rama banorëve të dëmtuar të fshatit.

Të njëjtën ditë, shefi i qeverisë u ndal edhe në magazinën e shpërndarjes së ndihmave në komunën e Novoselës, teksa nuk ngurroi t’u kujtonte qytetarëve se qeveria nuk iku me shirat, por është aty për të konkretizuar tanimë fazën e tretë të ndarjes së ndihmave.

Top Channel