Fier, burgu i ri, pa kushte për 400 të burgosurit e parë

16/02/2015 00:00

Afërsisht 400 të burgosur janë transferuar në ditët e fundit nga burgu i Fushë Krujës dhe ai i Tiranës në burgun e Fierit.

Teksa pritej inagurimi, burgu i sigurisë së lartë ka filluar të mbushet, por që tani ka një problem.

Të burgosurit nuk e pjnë ujin e ujësjellësit të Fierit sepse vjen erë të keqe.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për hapjen e këtij burgu, kapaciteti i të cilit është 500 persona.

Top Channel