Vlorë, shmanget krimi në familje

16/02/2015 00:00

Policia e qytetit të Vlorës ka arritur mbrëmjen e së hënës të frenojë degradimin e një konflikti që mund të kthehej në krim në familje.

Burime policore nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se, uniformat blu kanë arrestuar një person, i dyshuar si nismëtar i konfliktit.

Sipas burimeve, agjentët kanë ndërhyrë pasi janë njoftuar për një sherr të dhunshëm në familjen e shtetasit Kostandin Rakipaj.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, blutë kanë vënë në pranga shtetasin Aleksandër Rakipaj, ndërsa gjatë kontrollit në banesë kanë gjetur një pushkë dhe 30 fishekë.

Top Channel