Tërmeti i fortë trondit vendin, ndihet në Tiranë, Elbasan e Durrës

16/02/2015 00:00

Një lëkundje e fortë sizmike është regjistruar mbrëmjen e së hënës në vend, por që për fat të mirë ka zgjatur pak dhe nuk ka shkaktuar dëme.

Burime nga instituti sizmologjik bëjnë të ditur se lëkundja është ndjerë në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Epiqendra e lëkundjes ka qenë në Elbasan, ndërsa fuqia e saj 4 ballë e shkallës Rihter, saktësojnë më tej burimet.

Ndërkohë, nga autoritetet vendore të tre qyteteve të prekura mësohet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale dhe fare pak panik tek qytetarët.

Top Channel