Për Nicole Scherzinger ora ka mbetur…

17/02/2015 00:00

Duket se ndarja me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton, nuk i ka bërë aspak keq këngëtares Nicole Scherzinger, përkundrazi , në koncertin e fundit, ajo është shfaqur më në formë se kurrë.

Mediat rozë e kanë cilësuar Scherzinger si 36-vjeçaren, për të cilën ka ndalur koha.

Edhe pse me shkëputje në botën e muzikës, në një intervistë Nicole u shpreh se i është dashur të sakrifikojë shumë gjëra për karrierën e saj, përfshirë këtu edhe dashurinë. Ndaj kohet e fundit, ajo është shfaqur ‘single’, por duket se Hamilton e ka të pamundur të qëndrojë vetëm .30-vjeçari u shfaq me një vajzë bionde misterioze për festën e  Shën Valentinit në Nju Jork.

Nga ana tjetër, Nicole Sherzinger i la të hapura planet e saj për jetën, por me doemos u shpreh se nga mesi i të 40-ve dëshiron të ketë një fëmijë. Përkushtimi i saj ndaj fëmijëve është i madh. Për momentin Sherzinger ndodhet në Filipine me një projekt bamirësie të Unicef-it.

Ish-pjesëtarja e grupit Pussycat Dolls pritet ta dominojë tregun muzikor sërish me projektet e saj të reja.

Top Channel