Britani, tentoi të siguronte armë kimike, arrestohet

17/02/2015 00:00

Një person është arrestuar disa ditë më parë në Britaninë e Madhe pas një operacioni antiterrorizëm të policisë britanike.

Mohammed Ammer Ali, i cili është arrestuar në Liverpul, akuzohet se po përpiqej të prodhonte një armë kimike. Ai pritet të paraqitet në gjykatën e Londrës gjatë ditës së sotme.

BBC raporton se 31-vjeçari është arrestuar gjatë javës së kaluar gjatë një operacioni të policisë kundër terrorizmit. Zyrtarët britanikë kanë bërë të ditur se 31-vjeçari ishte përpjekur gati për një muaj për të poseduar një armë kimike, por pas kontrolleve në banesën e tij policia nuk ka zbuluar asnjë plan apo kërcënim për ndonjë sulm të afërt.

Top Channel