E përplas treni, plagoset rëndë një nxënëse

17/02/2015 00:00

Një vajzë adoleshentë ka mbetur e plagosur rëndë mëngjesin e së martës, në një aksident hekurudhor të ndodhur në qytetin e Lushnjes.

Nga informacionet e fundit mësohet se vajza është goditur nga treni në ecje e sipër, teksa shkonte në shkollë.

Persona që janë ndodhur aty pranë kanë lajmëruar ambulancën dhe vajza është dërguar në spitalin e qytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor të Lushnjes, në lagjen “18 Tetori”.

Top Channel