Basha uron Kosovën: Pavarësia, arritje historike

17/02/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar paraditen e së martës Kosovën për 7-vjetorin e pavarësisë së saj.

Përmes një mesazhi të postuar në Facebook, Basha e ka konsideruar aktin e pavarësisë 7 vite më parë një arritje historike për të gjithë shqiptarët.

“E sotmja është një ditë krenarie dhe gëzimi për çdo bashkëkombas. Sot festojmë së bashku një arritje historike për kombin tonë. Mirënjohje të thellë SHBA, NATO-s dhe vendeve të BE-së. Gëzuar pavarësinë e Kosovës! Zoti bekoftë shqiptarët anembanë globit”, është shprehur Basha.

Top Channel