Prishtinë, Newborn me E të zezë

17/02/2015 00:00

Obelisku i pavarësisë së Kosovës, “Newborn”, ka marrë pamjen përfundimtare. Me imazhin e tij të ri në qendër të kryeqytetit, përveç ngjyrave dhe vizatimeve të vetë qytetarëve, bart edhe një simbolikë tjetër.

Një prej shkronjave të tij është lyer me bojë të zezë. Ajo është shkronja “E” dhe, sipas autorit të obeliskut, “E”-ja e zezë simbolizon realitetin kosovar sot.

“Është ide e disa artistëve për t’u shprehur për eksodin, Evropën, ekonominë, EULEX-in”, shkruan në profilin e tij në Facebook, autori i “Newborn”, Fisnik Ismajli.

Top Channel