Tiranë, arrest shtëpie 3 ish-zyrtarëve të policisë

17/02/2015 00:00

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të martë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për tre ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Trupi gjykues ka pranuar masën e propozuar nga akuza për ish-funksionarët: K. Kukaj, ish-shef i prokurimeve publike; A. Hysko, ish-specialist; dhe B. Martini, juriste në Policinë e Shtetit.

Të tre ata akuzohen për abuzim me tenderin për vendosjen e kamerave të sigurisë në Tiranë, ndaj dhe përballen me akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikim të dokumentave”.

Top Channel