Jacobson-Kosovës: Gëzuar ditëlindjen!

17/02/2015 00:00

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson ka uruar Kosovën për shtatë-vjetorin e Pavarësisë.

Urimin e saj Jacobson e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Twitter: “Gëzuar ditëlindjen, Kosovë”.

Një ditë më parë vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama uroi presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për këtë 7-vjetor.

Në mesazhin e tij, Obama vlerësoi përparimin e Kosovës në këto 7 vite pavarësi dhe rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes së administratës amerikane.

“Çdo vit, vazhdoj të impresionohem me përparimin e Kosovës si një demokraci sovrane dhe shumetnike. Zgjedhjet historike parlamentare në qershor i dëshmuab botës përkushtimin e Kosovës për proceset demokratike në të gjithë vendin. Ju përgëzoj për lidershipin dhe këmbëngulësinë në punën tuaj me udhëheqësit partiakë gjatë procesit të zgjatur të krijimit të qeverisë”, tha Obama në mesazhin e tij.

Top Channel