Vlorë, vijon prishja e banesave për zgjerimin e rrugës

17/02/2015 00:00

Fadromat e INUK-ut po vazhdojnë të martën prishjen e banesave në lagjen “Kushtrimi” për zgjerimin e rrugës dhe lidhjen e autostradës me Transballkaniken.

Deri më sot janë shembur rreth 50 banesa dhe aksioni do të vijojë deri në mbrëmje. Banesat të cilat janë në listë për t’u prishur janë zbrazur nga vetë pronarët dhe mjetet e INUK po punojnë pa ndonjë kundërshtim nga banorët.

Por ka dhe nga ata që nuk kanë marrë akoma dëmshpërblimet e që shprehen se, pa marrë paratë në nuk dalin nga banesa.

Por çdo gjë është qetësuar pasi vetë banorët janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e zgjerimit të rrugës dhe çdo kundërshtim që bëjnë e bëjnë veçse për të përfituar dëmshpërblimet.

Puna për prishjen e banesave po vijon me qetësi, ndonëse në mbështetje të punonjësve të INUK janë forcat e rendit.

Top Channel