SHBA, treni me karburant del nga shinat

17/02/2015 00:00

Dy qyteza të Virxhinas Perëndimore në Shtetet e Bashkuara u evakuuan
pasi një tren mallrash i ngarkuar me naftë bruto doli nga shinat e u
përfshi nga flaket.

Website-t lokale publikuan pamje te zjarrit masiv dhe shtellungave gjigande te tymit prane nje lumi gjysme te ngrire. Te pakten 14 makina u dogjen gjithashtu e njera ra ne ujrat e Kanaëha-se. Ka raporte se treni eshte perplasur mbi nje shtepi, por nuk dihet te kete viktima.

Zyrtarisht, vetem nje person po merr trajtim mjekesor per shkak te veshtiresive ne frymemarrje, megjithate nuk raportohen lendime te tjera.

SHBA, kujtohet pa paradë Dita e Presidentëve

Në SHBA, e hena ishte Dita e Presidentëve, një ditë pushimi për miliona njerëz. Por ne ëashington, parada tradicionale u anulua per shkak te te ftohtit te madh.Fillimisht, kjo ditë u bë festë federale në vitin 1879 për nder të 22 shkurti, që është ditëlindja e Xhorxh Washingtonit, presidenti i parë amerikan.

Gati një shekull më vonë, në vitin 1968, Kongresi miratoi një ligj duke e zhvendosur kremtimin e disa festave federale nga datat e mëparshme dhe duke i vendosur ato ditëve të hëna në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të marrin tre ditë radhazi pushim.

Rregulla për avionët e telekomanduar

Agjencia amerikane e aviacionit publikoi një propozim me rregulla të reja për përdorimin e avionëve të vegjël të telekomanduar komercialë.

Rregullat e reja kërkojnë që avionët e telekomanduar të qëndrojnë larg kalimtarëve, të fluturojnë vetëm gjatë ditës dhe me një shpejtësi maksimale prej 160 kilometrash në orë.

Sipas rregullores së Administratës Federale të Aviacionit, operatorët e këtyre pajisjeve do të kenë nevojë për certifikim të posaçëm. Komentet e publikut dhe rishikimi i regullores janë kërkesa për finalizimin e dokumentit, një proces që pritet të kërkojë të paktën një vit.

Top Channel