Ceremoni për ndarjen e çmimeve letrare, i pranishëm edhe Mustafa

17/02/2015 00:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ndarjen
ceremoniale të Çmimit Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”
dhe çmimeve tjera vjetore për letërsi për vitin 2014, të organizuar nga
Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rastin e kremtimit të
shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Mustafa, gjatë ceremonisë, i ka dorëzuar akademikut Ali Aliu Çmimin Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, të ndarë nga juria profesionale.

Çmimi Vjetor për Letërsi për librin më të mirë me poezi, i është ndarë poetit Nexhat Halimi, për veprën “Kaq vetëm Fedorë”, ndërsa Çmimi Vjetor për librin më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë, i është ndarë studiuesit dhe shkrimtarit Osman Gashi, për veprën “Letërsia dhe miti”.

Ndërkaq, Çmimi Vjetor për librin më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe, i është ndarë profesorit të gjuhës frënge Masar Stavileci, për përkthimin e veprës “Neveria” të autorit e filozofit francez Jean Paul Sartre.

Top Channel