Prej dy ditësh në qytetin e Shkodrës është duke u mbajtur festa e
Karnavaleve. Karvani i Karnavaleve ka marshuar në gjitha rrugët kryesore
të qytetit.

Të veshur me maska fëmijët, nxënës shkollash,figura të artit dhe qytetarë të ndryshem kanë interpretuar duke vënë në lojë fenomenet negative si korrupsioni, papunësia dhe problemet e ndryshme te shoqerisë shqiptare.

Në fund të kësajafeste ashtu si zakonisht është kryer dhe riti simbolik i djegies se Dordolecit që simbolozon djegien e gjitha fenomeneve  negative të  shoqërisë. Festa e Karnavaleve është kthyer ne nje festë simbol dhe traditë në qytetin e Shkodrës, qytet i  cili ka psur tradite këtë lloj feste dhe shumë vite me pare.

I gjithë aktiviteti është zhvilluar nën kujdesin e Bashkisë Shkodër dhe Teater ‘Migjenit’.

Top Channel