Vlorë, AKU sekuestron 2.7 kuintalë peshk

17/02/2015 00:00

Inspetorët e AKU-së në Vlorë sekuestruan ditën e martë 2.7 kuintalë peshk, që po tregëtohej jashtë kushteve higjeno-sanitare.

Gjatë një kontrolli surprizë, inspektorët konstatuan tregëtimin e sasisë së peshkut në disa pika shitjeje, kryesisht në trotuare dhe makina, pa respektuar asnjë kusht që garanton sigurinë ushqimore.

Inspektorët ndërhynë menjëhre, duke sekuestruar sasinë e peshkut, ndërsa ndaj personave që e tregtonin nuk u morën masa konkrete, pasi ishin të paliçencuar dhe për pasojë ndaj tyre nuk mund veprohej.

Drejtori i AKU-së së Vlorës, Renato Banushaj tha për mediat se, asnjë rast abuzimi nuk do të tolerohet, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të shmangin blerjet në ambientet e pakontrolluara e që nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare, por t’u drejtohen ambienteve të kontrolluara.

Karnavalet në Shkodër, festohen karnavalet
Prej dy ditësh në qytetin e Shkodrës është duke u mbajtur festa e Karnavaleve. Karvani i Karnavaleve ka marshuar në gjitha rrugët kryesore të qytetit.

Top Channel