17 shkurti, dita botërore e maces

17/02/2015 00:00

17 shkurti mbahet në të gjithë botën si dita botërore e maces. Festa ka lindur në vitin 1990. Pse në shkurt? Sepse shkurti është shenja e Ujorit që konsiderohet dhe shenja e shpirtit të lirë, njësoj si macet.

Ndërsa data 17 është zgjedhur për të sqaruar mitin që ka shoqëruar historinë e felinëve.

Në faqet e internetit për të apasionuarit e maceve sqarohet se zgjedhja e 17-s vjen nga domethënia e numrit romak, që nga XVII kthehet në “VIXI”, që do të thotë “kam jetuar”, e që në kohën e tashme do të thotë “kam vdekur”.

Macja është e lidhur ngushtë me fjalën e urtë se ka shtatë jetë dhe numri 17 bëhet “1 jetë për 7 herë”.

Top Channel