Lady Gaga do të martohet. Në fund ajo është dorëzuar para sharmit të Taylor Kinney, aktor dhe model, që i kërkoi dorën ditën e Shën Valentinit.

Njoftimi është bërë në Instagram me një mesazh të shkurtër: “Ai më dha zemrën ditën e Shën Valentinit dhe unë i thash PO!”. Dhe fotoja që e shoqëronte ishte një unazë e madhe me diamant në formë zemre.

Lady Gaga, pop star dhe kantautore ekscentrike, është frymëzuar për pseudonimin e saj nga kënga “Radio Gaga” e Queen.

Ajo ka debutuar në vitin 2008 me albumin “The Fame”, me këngët e të cilit fitoi një sukses global dhe në 2009 ripublikoi të njëjtin album me 8 këngë të padëgjuara më parë, me titullin “The Fame Monster”.

I fejuari i saj, taylor Kinney njohet për rolin e Glenn Morrison në serialin televiziv “Trauma” dhe për atë të Mason Lockwood në “The Vampire Diaries”. Prej vitit 2012 është pjesë e kastit të serialit tjetër të suksesshëm “Chicago Fire”.

Top Channel