Ambasadorët, PD mbështet Presidentin

17/02/2015 00:00

Pavarësisht se i kanë dhënë mbështetje të plotë kandidaturës së Visar
Zhitit në Komisionin e Jashtëm, demokratët janë pozicionuar pro
Presidentit në pretendimin për konsultimin e Qeverisë me të për
ambasadorët.

Aldo Bumçi, që shmangu sjelljen e shembullit të Qeverisë së djathtë për mënyrën sesi ka vepruar për këtë çështje me presidentin e asaj kohe, Bamir Topi, i dha të drejtë Bujar Nishanit.

“Komisioni ka një rol këshillimor. Fakti që komisioni është unanim, mendoj që është një argument i fortë pro kandidaturës, por presidenti duhet patjetër që të merret në konsideratë. Konsultimi është i detyrueshëm”, tha Bumçi.

Top Channel