Mbifaturimi i energjisë në Laç, PD: Veprimet që ndërmori OSHEE nuk e zgjidhën problemin

17/02/2015 00:00

Partia Demokratike thotë se Operatori i Shpërndarjes ka lënë pa
përgjigje të pakten 7 familje në Laç, mbifaturimin abuziv të të cilave e
denoncoi të dielën koordinatorja Reila Bozdo.

Sipas saj, sqarimi i OSHEE-së eshte i pamjaftueshem, sepse largimi nga puna i disa pergjegjesve te kompanise ne Laç nuk e zgjidh problemin e mbifaturimit. Koordinatorja demokrate thote se qytetaret duan te dine çfare do te behet me keto fatura abuzive.

Dy dite me pare Operatori i Shperndarjes tha se se po punonte per te sistemuar anomaline e verejtur ne Lac dy jave perpara denoncimit te Partise Demokratike. Por koordinatorja Bozdo nuk e permendi kete fakt dhe akuzoi kompanine se abuzimet me mijera fatura te tjera jane urdhra per te plotesuar planin. Partia Demokratike i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi dhe të kundërshtojnë me çdo mjet ligjor këto masa qe i quan represive.

Top Channel