Sacchi: Shumë lojtarë me ngjyrë, Italia s’ka dinjitet, krenari

17/02/2015 00:00

Kjo deklaratë e Arrigo Sacchi-t një emër i madh i futbollit italian ka
vërshuar drejt tij një lumë kritikash e akuzash për racizëm.

Vetë ish-trajneri deklaroi se është keqinterpretuar dhe se e gjithë ajo që ka dashur të thotë është realiteti dhe evidentimi i krizës së futbollit italian. Ai mohoi të ishte racist.

“E para nuk jam racist dhe këtë e provon edhe karriera ime si trajner. Por po të shohësh turneun Viareggio të bie në sy prezenca e madhe e lojtarëve me ngjyrë, lojtarëve të huaj të rinj. Italia ka humbur dinjitetin, krenarinë. Nuk duhet të lejohet që një skuadër të ketë 15 futbollistë të huaj në përbërje”, tha ai.

68-vjeçari ka drejtuar në vitet ’90 skuadra si Parma, Milan, Atletiko e Real Madrid.

“Si mund të jem racist? Historia tregon të kundërtën. Gjithmonë kam trajnuar skuadra që kanë patur lojtarë me ngjyrë dhe vetë kam blerë shumë të tillë, si në Milano ashtu edhe në Madrid”, tha ai.

Top Channel