“Nuk duhet të mendosh për milionat e personave që do të të shohin nudo”

17/02/2015 00:00

Margot Robbie është e re në Hollywood, por e ka lënë tashmë shenjën e saj. Aktorja australiane i la përshtypje të jashtëzakonshme kritikëve dhe publikut me rolin e bashkëshortes së personazhit të interpretuar nga Leonardo Di Caprio në filmin e vitit 2013 ‘The Wolf Of Wall Street’.

Ajo spikati jo vetëm për aftësitë në aktrim, por edhe për guximin që pati për t’u zhveshur në skenat intime. 24-vjeçarja ka treguar si i ka përballuar kërkesat e rolit të saj.

“Në fillim je e trembur, por nuk duhet të mendosh për milionat e personave që do të të shohin nudo. Sa më shumë të mendosh për këtë, aq më keq bëhet. Thjesht duhet ta kalosh”, tha Robbie për ‘Radio Time’.

Pas filmit me regji të Martin Scorsese, aktorja e re do të shfaqet në një tjetër film të madh. Bëhet fjalë për filmin ‘Focus’ me protagonist Will Smith.

Top Channel