Ushqimi ndikon në thellimin e autizmit

17/02/2015 00:00

Kequshqyerja tek fëmijët, përveç obezitetit ndikon negativisht edhe tek ata  që vuajnë nga çrregullime të spektrit autik.

Fëmijët me çrregullime të tilla kanë një nivel të lartë të metaleve të rënda  që japin dëmtime cerebrale dhe dëmtime intensinale,kryesisht të zorrëve. Por  nënat që kanë fëmijë me probleme autizmi, thonë specialistët, duhet të jenë të kujdesshme ndaj ushqimeve  të konservuara apo të pasura me gluten, pasi konservantët janë kimikate që përkeqësojnë dëmtimin që japin metalet e rënda duke i bërë fëmijët më të dhunshëm.

“Studimet e shumta sot përqendrohen në dieta të përkohëshme gjatë vitit te këta fëmijë, pa grurë dhe pa qumësht. Gjatë shkatërrimit të produkteve të grurit dhe qumështit në organizëm, ata formojnë disa metabolidë që shkojnë dhe frenojnë hormonet e qetësisë dhe rrisin agresivitetin te këta fëmijë. Është parë, vetë prindërit referojnë që heqja nga dieta për një kohë të caktuar e këtyre ushqimeve, kanë parë rritje të performancës së këtyre fëmijëve, uljes së agresivitetit dhe rritje të vëmendjes”, thotë Albana Daka, nutriciene.

Në Tiranë u zhvillua një kongres mbi të ushqyerin, faktorët ushqimorë  shpërthyes në moshën pediatrike, ku nutricienë, alergologë, endokrinologë shqiptarë dhe italianë diskutuan lidhur me reagimin e organizmit ndaj ushqimeve bazë.

Nutricienët theksuan se nënat që kanë fëmijë me çrregullime të spektrit autik duhet të tregojnë më tepër kujdes në mënyrën e të ushqyerit duke i eleminuar ushqime të tilla si grurë e qumësht vetëm për një periudhë 3 apo 4 mujore në vit.

Top Channel