Rama: U rritën punësimi dhe formalizimi

17/02/2015 00:00

Shifrat e punësimit përmes Zyrave të Punësimit të hapura gjatë 2014 kanë bërë entuziaste Qeverinë për funksionimin e tyre.

Gjate çeljes së zyrës në Laç, të parës në veri të vendit, por jo te fundit ne keto qytete, Kryeministri Edi Rama deklaroi shifrën e të punësuarve dhe formalizuarve gjate vitit qe shkoi.

“92521 persona më shumë të regjistruar në Sigurime Shoqërore, si njerëz të punësuar rishtaz, apo si njerëz që deri përpara se të regjistroheshin kanë qenë skllevër të punës në të zezë”, tha Rama.

Per ministrin Erjon Veliaj, perpjekja e Qeverise per punesimin eshte paralele me te luftes ndaj informalitetit ne tregun e punes.

“Ne po miratojmë një ligj që do t’i mundësojë kompanive që deri në datën 31 mars të paguajnë sigurimet shoqërore të prapambetura duke ulur 80 për qind të jobës së tyre për bonesën në sigurimet shoqërore”, tha Veliaj.

Edi Rama shprehu vetedijen se sfida me e veshtire dhe me reale e Qeverise se tij eshte punesimi, shkak per te cilin eshte rritur ne 4.5 milion dollarë fondi për nxitjen e hapjes se vendeve te reja te punes gjate 2015.

“Ne presim që përmes këtij Fondi, përmes kësaj pjese të mund të punësojmë 5500 deri në 6000 të papunë të sotëm”, tha Rama.

Çdo bashki nga 61 te tilla me reformen territoriale, – tha Kryeministri, – do te kete nje zyre punesimi, duke dhene shifra te punezenies permes tyre gjate 2104. Hapja e ketyre zyrave, – tha Rama, – krijojne kushtet qe për këdo që do një punë, te ketë mundësinë që ta kërkojë dhe ta gjejë atë”.

Gjate vizites ne veri te vendit, Kryeministri Edi Rama u ndal ne Lezhe, ku bashke me ministren Eglantina Gjermeni inspektuan disa projekte: ate te rikonstruksionit të një godine 4 katëshe në qendër të qytetit e ndërtuar që në vitet ’60, përfundimin e rikonstruksionit të 36 shtëpive të komunitetit rom dhe egjiptian me parate e Ministrise se Zhvillimin Urban, si dhe ecurine e punimeve për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit. Prej disa muajsh kanë nisur ndërhyrjet urbane për rivitalizimin e sheshit qendror “Besëlidhja”.  

I shoqeruar nga Damian Gjiknuri, Kryeministri u ndal në shkollën 9-vjeçare Tale, te Lezhes. Ajo është një ndër 10 objektet publike të cilat përfshihen ne projektin qe  ka për qëllim sigurimin e një niveli të qëndrueshëm të energjisë si në prodhim ashtu edhe në konsum për komunitetet e vogla në zonën bregdetare të Adriatikut.

Top Channel