Julia Vins është një vajzë me fytyrën e një kukulle, por poshtë qafës ajo është një “bishë” e vërtetë. 18-vjeçarja merret me peshëngritje dhe ka tërhequr vëmendjen me fotot e saj të postuara në Instagram.

“Njerëzit më njohin si Barbie me muskuj. Më pëlqen shumë si nofkë. Është e bukur. Kam sy të mëdhenj e të bukur dhe bëj makiazh, por në të njëjtën kohë jam shumë e fortë. Në stërvitje ngre 180 kg”, thotë e reja muskuloze.

Julia thotë se pamja e saj e jashtme hap debat mes njerëzve: “Secili ka mendimin e tij. Disa më respektojnë për atë që bëj, ndërsa të tjerë më kritikojnë për faktin që kam muskuj. Të them të drejtën, djemtë që më kritikojnë janë thjesht xhelozë.”

18-vjeçarja ka nisur të merret me palestër para 3 vitesh. Ajo shpjegon: “Nuk kisha interes në sport, por nuk kisha ndonjë qëllim tjetër në jetë. Isha si e humbur. Mendova të fitoja pak besim te vetja nëpërmjet stërvitjes. Bëja çfarë bënin djemtë, por sërish nuk më pëlqente. Kur nisa të merresha me ngritje peshash, e kuptova që qëllimi im ishte të formoja muskuj.”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel