Reformimi i arsimit të lartë, brenda javës publikohet drafti

17/02/2015 00:00

Brenda javës Komisioni për Hartimin e Ligjit për Arsimin e Lartë do të
bëjë publik dokumentin, ku janë reflektuar një pjesë e propozimeve të
universiteteve.

Zevendesministri i Arsimit, Arbjan Mazniku sqaron se në themel të këtij drafti, i cili para se te kaloje ne Qeveri do te diskutohet me perfaqesuesit e universiteteve, eshte autonomia.

“Ligji, dhe në formën që ishte dhe në formën që do të jetë, i jep autonomi universiteteve për të vendosur mbi numrin e studentëve që do të pronojnë, mbi kriteret në të cilat ata i pranojnë, mbi tarifat e studimit; e lëviz vendimmarrjen për buxhetin në nivelin e departamentit, i jep departamentit fuqi të madhe vendimmarrëse, qeverisëse për programet e studimit, për ngarkesën mësimore dhe e fuqizon ashtu siç është kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe departamentin si strukturë bazë të funksionimit”, tha Mazniku.
 
Brenda pak kohesh pritet qe agjencia britanike te vije ne Shqiperi me manualin, i cili do te perdoret per akreditimin e mbi 30 universiteteve. Secili prej ketyre institucioneve duhet te kete nje marreveshje individuale me agjencinë britanike.

“Dokumenti do të shpjegohet me detaje dhe më pas do të ketë një periudhë kohe për t’u bërë vetëvlerësimi i cilësisë dhe bazuar mbi këto dokument të vetëvlerësimit që çdo institucion do ta bëjë vetë do të aplikohet pjesa kur vlerësuesit britanikë, në bashkëpunim me institucionin tonë të akreditimit, Agjencinë Shqiptare të Akreditimit do të shkojnë për të vlerësuar secilin institucion dhe për të draftuar më pas raportet e akredidimit”, tha Mazniku.

Miratimi i Ligjit te Arsimit te Larte, por edhe akreditimi i universiteteve pritet te sjelle ndryshime thelbesore ne cilesine e tyre.

Top Channel