“Dua të lind marsianin e parë”

17/02/2015 00:00

Nga më shumë se 200 mijë aplikimet që u regjistruan për të udhëtuar në biletën vetëm vajtje për në Mars, numri i aplikantëve që janë kualifikuar deri në këtë fazë është 100.

Mes këtyre 100 personave është edhe britanikja, Maggie Lieu, 24 vjeç. Ajo thotë se është e gatshme të jetë pjesë e ekuipazhit prej 4 personash që do të udhëtojnë drejt planetit të kuq në vitin 2024.

Misioni “Mars One” do të ulë në sipërfaqen e Marsit katër astronautët e përzgjedhur, për të cilët nuk do të ketë anije që do t’i rikthejë në Tokë. Të katërt ata do të jetojnë dhe vdesin atje.

“Jam gati të udhëtoj drejt Marsit, të jetoj e të vdes atje, e pse jo të lind edhe marsianin e parë”, thotë Maggie.

Tashmë 24-vjeçarja së bashku me 99 të përzgjedhurit e tjerë do t’i nënshtrohet një trajnimi që do të zgjasë deri në vitin 2024, vit kur është parashikuar nisja e kolonisë së parë.

Programi ‘për pushtimin’ e Marsit synon të sigurojë të ardhurat nëpërmjet një ‘reality shoë’, pasi gjithçka nga jetesa atje do të bëhet publike për banorët e Tokës dhe pas 4 astronautëve të parë, çdo vit më pas parashikohet dërgimi i dy të tjerëve.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel