Gruaja me emrin Abcdefg Hijklmn Opqrst Uvwxy

17/02/2015 00:00

Një mësuese kolumbiane e cila ka qejf të veshë rroba naziste, ka ndryshuar emrin e saj në mënyrë që të përfshijë të 26 shkronjat e alfabetit. 36-vjeçarja me banim në Bogota tashmë quhet Abcdefg Hijklmn Opqrst Uvwxy.

Ajo e ka zakon ndryshimin e emrit dhe ai i mëparshmi ishte sërish i çuditshëm: Ladyzunga Cyborg.

Mësuesja pranoi se iu deshën dy vite “luftë” me zyrtarët për të marrë lejen për ta ndryshuar emrin në Abcdefg Hijklmn Opqrst Uvwxy.

“E ndryshoj emrin në mënyrë që njerëzit të mos më njohin. Gjithashtu, dua që të habis me atë që bëj”, thotë zonja Uvwxy.

Daniel Molano, një punonjës i gjendjes civile, thotë: “Sado i rrallë dhe i çuditshëm të jetë një emër, ai gjithmonë duhet lejuar nga ne. Kështu e ka ligji.”

Top Channel