Si do të dukej mbipeshë Rita Ora

17/02/2015 00:00

David Lopera është një artist spanjoll të cilit i pëlqen shumë të “shëndoshë” personazhet e famshëm të botës së spektaklit, pikërisht ato femra të cilat bëjnë gjithçka për të qëndruar elegante.

20-vjeçari nga Menorka modifikon fotot e Rita Ora, Kim Kardashian, Iggy Azaelea apo Jennifer Lawrence për kënaqësinë e klientëve të tij.

“Ka shumë burra që më shkruajnë duke më kërkuar që t’i “shëndosh” VIP-at. Emma Watson, Jennifer Lawrence dhe Kim Kardashian janë më të preferuarat. Kam shumë kërkesa për to”, thotë Lopera.

20-vjeçari i cili vetë është i lidhur me një vajzë të bëshme, ashtu si klientët e tij, mendon se femrat janë më të bukura kur janë mbipeshë.

“Këngëtaret dhe aktoret e famshme duken shumë më bukur me ca kilogramë tepër. Me tule janë më të vërteta”, shpjegon Lopera.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel