Jona Kalemaj, në udhëtimin e bekuar drejt mëmësisë

17/02/2015 00:00

Fillimisht dha përshtypjen e një vajze nevrike e pak të afrueshme, por me kalimin e ditëve në Big Brother, Jona Kalemaj u shndërrua në një person shumë të dashur për publikun. Jo më kot, vajza nga Elbasani fitoi zemrën e shqiptarëve, duke shkuar deri në finalen e edicionit të shtatë.

Njohja e jetës së saj nëpërmjet rrëfimeve, humbja e të atit, e vetëm pak kohë më pas e të fejuarit në një aksident, treguan se pas sjelljes herë pas here të sertë në dukje të Jonës, fshihej vetëm një dhimbje e madhe dhe një jetë e vështirë, të cilën tashmë për fat të mirë, ish-banorja e Big Brother 7 e ka lënë pas.

Lajmet e mira i kanë dhënë një tjetër ton jetës së saj dhe sigurisht shumë gëzim fansave. Në fund të verës që shkoi, Jona u fejua zyrtarisht me një biznesmen, që zbuloi dashurinë e madhe tek ajo, por që ka preferuar të mbetet i panjohur për median.

Një propozim martese ditën e ditëlindjes, me unazë diamanti e dhurata të vazhdueshme luksoze, e kanë mbajtur Jonën në qendër të vëmendjes.

Por lajmi më i bukur pa dyshim është ky i fundit: nisja e një udhëtimi të ëmbël drejt mëmësisë. Disa herë, Jona e ka shprehur këtë dëshirë të saj dhe të të fejuarit, dhe prej katër muajsh e gjysmë ajo po bëhet realitet.

Top Channel