Matilda: “Plazma” i rikthen freskinë fytyrës sime

17/02/2015 00:00

Matilda Zaimi dëshiron të ketë çdo ditë një fytyrë të freskët e të shëndetshme. Megjithëse 27 vjeçe, ajo kërkon të sfidojë këto vite dhe ka zgjedhur të kryejë një trajtim estetik në klinikën KEIT.

“Duke qenë se për mua ka rëndësi imazhi dhe pamja e jashtme, kam ardhur në klinikën KEIT për një trajtim të fytyrës, për të cilën jam shumë e interesuar, duke qenë se më pëlqen të dukem sa më mirë”, thotë Matilda.

Vajtja për konsultim… “Duke u nisur edhe nga mosha e Matildës, ne sugjerojmë një nga trajtimet shumë natyrale dhe pa efekte anësore, siç është plazma e pasur me trombocite. Si funksionon kjo? Merret një sasi e vogël gjaku nga vetë personi, centrifugohet dhe zgjidhet pikërisht ajo shtresë e plazmës e pasur me trombicite”, thotë mjekja konsultative e klinikës KEIT.

“Zgjodha këtë trajtim sepse është i përdorshëm nga të gjithë, përfshi edhe persona të rëndësishëm VIP. Mendoj që do të jetë efikas për mua dhe shumë pozitiv. Gjithashtu kam dëgjuar se ky trajtim nuk ka efekte anësore pasi bazohet te gjaku yt, kështu që pse të mos e bëj?”, shprehet Matilda.

Procesi i trajtimit… “Doktoresha do të vazhdojë tashmë me marrjen e gjakut, i cili më pas do të centrifugohet. Gjithmonë, trajtimi shoqërohet më pas edhe me seanca radiofrekuence, që e shton edhe më shumë apo e shumëfishon efektin e injektimit të plazmës së pasur me trombocite, që bëjmë”, thotë mjekja.

Paraprakisht, lëkura mbulohet me xhel të posaçëm, i cili shërben për të transmetuar më mirë valët e radiofrekuencës, për 20 apo 30 minuta sa zgjat procesi. Kjo procedurë estetike e thjeshtë, pa dhimbje dhe pa asnjë lloj shqetësimi, i jep vlerë trajtimit të fytyrës.

Top Channel