Shpërndarja e ndihmave, Peleshi e Vllahutin në Darzezë

17/02/2015 00:00

Shpërndarja e ndihmave të mbërritura nga disa vënde anëtare të BE, si
Austria, Sllovakia e Kroacia për banorët  e Darzezës të prekur nga
përmbytjet e disa ditëve më parë është ndjekur nga zv.Kryeministri Niko
Peleshi dhe kreu delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin.

“Ky është vetëm fillimi, por jo fundi, i një mbështetje programore,” u deklaroi banorëve Peleshi.

Ambasadorja Vlahutin u shpreh se reagimi i Shqipërisë ndaj përmbytjeve ka qenë i duhur, por se nevojitet të investohet në parandalimin e hershëm të këtyre fatkeqësive.

Jam sot këtu me ju,  theksoi Vllahutin, për të ndarë solidaritetin europian dhe për të nënvizuar se Bashkimi Europian do t’ju ndihmojë në të gjitha fazat, përfshirë nevojat emergjente dhe ripërtëritjen nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit.

Sipas shefes të BE-së në Tiranë duhet të bëhet një vlerësim i nevojave pas katastrofës me qëllim që të përcaktohet një program ripërtëritjeje.

Top Channel