Zv.kryeministri belg pritet nga Rama e Basha

17/02/2015 00:00

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme të
Mbretërisë së Belgjikës u prit edhe nga Kryeministri Edi Rama i cili
theksoi vullnetin e Qeverisë për të shkuar përpara me zbatimin e
reformave, me përparësi reformën në drejtësi.

Ndërsa Zëvendëskryeministri belg, citohet nga zyra e shtypit në Kryeministri të ketë deklaruar kënaqësinë për progresin e reformave në vend dhe siguroi se Belgjika do të vijojë të përkrahë procesin e integrimit europian të Shqipërisë në etapat që vijojnë.

Sakaq Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, vizitoi edhe selinë blu nga ku kreu opozitës Basha, sipas njoftimit, i shprehu shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të ecur përpara me zbatimin konkret të marrëveshjes për dekriminalizimin, një akt që u arrit përmes ndërmjetësimit energjik të partnerëve europianë.

“Shtyrja e ngritjes së komisionit po vë në rrezik marrëveshjen”, ka deklaruar Basha.

Top Channel