Spektakli më i madh në planet!

17/02/2015 00:00

Karnavalet e Rio De Zhaneiros u mbyllën mbrëmjen e kaluar me një spektakël të jashtëzakonshëm me muzikë dhe kërcimtare shumë pak të veshura në Sambadrom. Dhjetëra mijëra persona u mblodhën për të parë paradën e shkollave të sambës që mbylli karnavalet 5-ditore.

Në mes të festës pati edhe nota serioze, me thirrje për më shumë integrim racor në vendin amerikano-latin. Grupi i sambës Imperatriz Leopoldinense tha se ishte frymëzuar nga disa incidente raciste në ndeshjet e futbollit për të dhënë disa mesazhe të forta.

“Njerëzit mendojnë se diskriminimi në Brazil është diçka e së shkuarës, por nuk është e vërtetë. Ka shumë shfaqje raciste në shoqërinë tonë”, tha Andre Bonatte, një zëdhënës i Imperatriz.

Shkollat e sambave parakalojnë në Sambodrom dhe secili grup i përbërë nga mijëra anëtarë duhet të përshkojë rrugën prej 730 metrash në më pak se 82 minuta.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel