Tiranë, përfshihet nga flakët një automjet, zjarr edhe në një transformator

17/02/2015 00:00
Foto ilustruese

Gjatë orëve të vona të ditës së martë një automjet dhe një transformator, në dy zona të ndryshme në kryeqytet, janë përfshirë nga flakët.

Mësohet se automjeti ndodhej në një servis tek Ura e Beshirit në momentin e rënies së zjarrit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia.

Ndërsa në fshatin Vishnje flakët kanë përfshirë një transformator, ku shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë mbingarkesa.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në dy vendngjarjet dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Top Channel