Haiti, 16 të vdekur dhe 78 të plagosur në paradën e karnavaleve

18/02/2015 00:00

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur dhe 78 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur gjatë paradës së kombëtare të karnavaleve në Haiti ditën e martë.

Zëdhënësi i qeverisë vendase ka bërë të ditur se një mjet lëvizës mbi të cilin kishin hipur me dhjetëra persona ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 16 personave, ndërsa shumë të tjera kanë mbetur të plagosur, nga të cilët disa në gjendje të rëndë. Zëdhënësi i qeverisë nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me aksidentin.

Aksidenti ndodhi në kulmin e paradës, ndërsa zyrtarët anuluan menjëherë aktivitetin dhe shpallën tre ditë zie kombëtare.

Top Channel