Guardiola: Dominuam takimin, pavarësisht se ishim me një lojtar më pak

18/02/2015 00:00

Gjysmëfinalistët e vitit të kaluar të Champions League, Bayern Munchen nuk mundi të fitonte në Ukrainë ndaj vendasve të Shakhtar-it, madje ndeshja u vështirësua së tepërmi, pas daljes me karton të kuq të spanjollit Alonso, por në fund ajo përfundoi me rrjeta të paprekura.

Megjithatë, Pep Guardiola pas ndeshjes  është shprehur i bindur së në ndeshjen e kthimit ekipi i tij do të zhvillojë një lojë tjetër dhe kualifikimi është i sigurt.

“Ne luajtëm për një kohë të gjatë me një lojtar më pak, duke na e bërë të vështirë ndeshjen. Megjithatë ne kontrolluam lojën, por nuk mundëm të krijonim shumë raste për shënim. Një gol në fushë kundërshtare do të na ndihmonte së tepërmi, pasi në Gjermani na duhet të fitojmë patjetër, por unë besoj se ne do ta bëjmë këtë”, tha spanjolli.

Ndërsa portieri i gjermanëve, Neuer pranoi se ata kaluan një natë të vështirë në Ukrainë, sidomos pas daljes me karton të kuq të Alonsos.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të mërkurën e 11 marsit në “Allianz Arena”.

Top Channel