Fusha e Maliqit, 500 hektarë sërish nën ujë

18/02/2015 00:00

Sipërfaqe të tëra toke në Fushën e Maliqit mbeten nën ujë pas çdo reshje bore e shiu.

Qindra hektarë toke bujqësore të mbjella kryesisht me grurë, por edhe kultura të tjera, sërish janë përmbytur duke shkaktuar për fermerët dëme të parikthyeshme.

Në Komunën Vreshtas dhjetra familje fermere pohojnë se tokat e tyre janë përmbytur dhe se ata nuk do të mund të marrin asgjë nga ato që kishin mbjellë.

Rreth 500 hektarë tokë bujqësore të krijuara nga tharja e Kënetës së Maliqit janë përmbytur e ripërmbytur çdo vit.

Nga ana tjetër, specialistë të bordit të kullimit sqarojnë se sipërfaqja e përmbytur vjen për shkak të tokës depresive, ndërsa pavarësisht kësaj janë marrë masat për pastrimin e saj të menjëhershëm.

Përveç sipërfaqeve të përmbytura në Komunën Vreshtas, uji ka zaptuar edhe sipërfaqe të tjera në komunat Pojan e Libonik.

Top Channel