Elbasan, debitorëve të Ujësjellësit u merren paratë me policë

18/02/2015 00:00

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Elbasanit e ndihmuar
edhe nga Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion për ndërprerjen e
ujit të pijshëm debitoreve.

Aksioni eshte perqendruar ne lagjen “Skenderbej”, nje lagje me 3 mije banore, 60% e të cilëve rezultojnë debitorë prej më shumë se 15 vjet.

Vete banoret pranojne se nuk kane paguar asnjehere ujin e pijshem por sipas tyre kjo ka ndodhur per shkak te pamundesise ekonomike.
 
Perkunder pretendimit te banoreve se uji vjen rralle dhe i ndotur, perfaqesuesit e kesaj ndermarrje sqarojne se kjo zone furnizohet me orare te caktuara si i gjithe qyteti ndersa nderhyrjet e shumta te vete banoreve ne rrjet shkaktojne ndotje.

Ndërmarrja e Ujesjellës-Kanalizimeve në Elbasan ka një debi për të mbledhur që arrin ne 4 miliardë leke të vjetra.

Top Channel