Kosovë, presidenca shtyn vendimin për amnisti

18/02/2015 00:00

Mbi 500 kërkesa nga të burgosurit kanë shkuar në adresë të Presidentes për t’i falur për festën e Pavarësisë.

Por askush nga ta nuk e pati fatin që kjo të ndodhë, pasi presidentja nuk e fali askënd për 17 Shkurt.

Nëpërmes një njoftimi për opinionin Zyra e Presidentes bën të ditur se vendimi i Presidentes për falje është shtyrë për një afat tjetër kohor.

“Zyra e Presidentes ka pranuar mbi 500 kërkesa, të cilat kërkojnë një kohë më të gjatë për marrjen e vendimit”, thuhet në njoftim.

Top Channel